Duka pas takimit me Marta Kos: Futbolli urë lidhëse mes popujve

Postimi i Armand Dukës

Sot pata kënaqësinë të takoja Marta Kos, Komisioneren për Zgjerimin e BE, me të cilën ndamë një bisedë shumë të frytshme mbi rolin e futbollit si një urë lidhëse mes popujve dhe një mjet për të përcjellë mesazhe të forta mbi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Një nga iniciativat që diskutuam ishte organizimi i një ndeshjeje miqësore, ku do të bashkojmë futbollistë, vajza e djem nga vendet ballkanike dhe Europa Perëndimore, si dhe politikanë e figura të njohura. Një aktivitet që do të shërbejë si simbol i miqësisë, bashkëpunimit dhe vlerave që futbolli promovon përtej fushës së lojës.

Futbolli është më shumë se një sport—është një forcë që na bashkon! ⚽✨

SHKARKO APP