Duka për mediat italiane: Reja nuk rrezikon, ka bërë një punë të mirë te Shqipëria

Edoardo Reja është shumë pranë rinovimit të kontratës me Shqipërinë, teksa bisedimet duket se janë në rrugën e duhur. Konfirmimi ka ardhur edhe nga presidentiFederatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka për mediat italiane dhe më konkretisht për Radio Punto Nuovo.

 

“Nuk rrezikon aspak, Reja ka bërë një punë të mirë. Sigurisht që edhe ai ka një pjesë të fajit për rezultatet e ndeshjeve të fundit ashtu si të gjithë ne. Me Andorrën duhet të bënin diçka më shumë e kemi nënvlerësuar, megjithatë Reja nuk rrezikon”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duka ka bërë edhe një analizë për lojtarët që Shqipëria ka në përbërje: “Kemi lojtarë që luajnë në Serie A e Serie B, lojtarë të mirë, por nuk e di…ndoshta të tjerët u treguan më të aftë. Hysaj është lojtari më i rëndësishëm i kombëtares, e di kapiten përqendrohet 100%. Meriton më shumë hapësirë tek Napoli, i kam parë të tjerët, por vendos Ancelotti. Nuk më ka treguar asgjë sepse ka dashur të përqendrohet tek Shqipëria”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?