Duka reagon për ndarjen nga jeta të Franco Baresit: Një figurë emblematike e futbollit italian!
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të legjendës së Milanit, Franco Baresi.
Duka ka shprehur trishtimin për humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të futbollit italian dhe botëror, duke vlerësuar kontributin dhe trashëgiminë e ish-kapitenit kuqezi.
“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Franco Baresit, legjendës së AC Milan dhe një prej figurave më emblematike të futbollit italian.
Franco Baresi ishte simbol i besnikërisë, lidershipit dhe elegancës në fushën e lojës. Për dekada me radhë ai mishëroi vlerat e AC Milan, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme për klubin dhe futbollin italian.
Me karrierën dhe personalitetin e tij, ai frymëzoi breza të tërë futbollistësh dhe tifozësh, duke fituar respektin e mbarë komunitetit sportiv.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, AC Milan, Federatën Italiane të Futbollit dhe të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan.
U prehtë në paqe, Franco Baresi. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten përherë pjesë e historisë së futbollit|, shkroi Duka.

KOHA JONË SONDAZH

