FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Rikthehemi te fitorja me lojë bindëse, kemi rrugë përpara

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u shpreh i lumtur pas fitores 3-0 ndaj Andorrës.

“Rikthehemi në shtëpi, rikthehemi te fitorja, me lojë bindëse! Ishte pikërisht ajo që na duhej ndaj Andorrës, ishte një detyrim për vetë faktin që duam të ëndërrojmë deri në fund për të synuar një vend në Botërorin 2026. Janë tre pikët e para për skuadrën, që e përgëzoj për paraqitjen e bërë. Është vetëm fillimi, ka shumë rrugë përpara.

Të gjithë duhet të kemi besim te këta djem, janë të njëjtët që na kanë bërë krenarë deri më tani, që na kanë çuar në Europian, që kanë dhënë emocione, që na kanë dhënë mundësinë të ndjehemi krenarë kudo. Le të festojmë këtë fitore dhe të punojmë për të tjera në vazhdim!”, shkruan Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Duka: Rikthehemi te fitorja me një lojë bindëse, kemi rrugë përpara!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?