Duka uron Arbër Hoxhën, publikon mesazh të veçantë nga dasma e futbollistit

Presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, ka ndarë një mesazh urimi në rrjetet sociale pas pjesëmarrjes në ceremoninë martesore të futbollistit të Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha.

Duka e cilësoi dasmën si një festë të veçantë, ku morën pjesë miq të afërt dhe shumë prej lojtarëve të Kombëtares, duke vlerësuar atmosferën festive që shoqëroi këtë moment të rëndësishëm në jetën e sulmuesit kuqezi.

“Një festë fantastike dje, mes miqsh të mirë dhe djemve të Kombëtares, në një atmosferë të mrekullueshme”, shkroi kreu i FSHF-së në postimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e publikuar, Duka i uroi çiftit lumturi dhe mbarësi në jetën bashkëshortore, duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë për Arbër Hoxhën dhe partneren e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I uroj nga zemra çiftit një jetë plot dashuri, mirëkuptim dhe bekime në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Lumturia e kësaj dite të veçantë ju shoqëroftë gjithmonë”, shkroi ai.

Dasma e Arbër Hoxhës mblodhi së bashku figura të njohura të futbollit shqiptar, mes tyre lojtarë të Kombëtares dhe drejtues të FSHF-së, duke u kthyer në një nga ngjarjet më të komentuara sportive të ditëve të fundit.

Mund të jetë një imazh i martesë

Mund të jetë një imazh i martesë dhe teksti që thotë "JÓY"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?