Dumfries hyn në histori me dopietë: Kjo është fytyra e vërtetë e Interit!

Denzel Dumfries u rikthye në fushë pas dëmtimit dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme. Mbrojtësi i krahut holandez ka hyrë në histori si lojtari i parë i Interit që realizon një dopietë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Gjatë sfidës spektakolare kundër Barcelonës në “Camp Nou”, që përfundoi 3-3, Dumfries ishte protagonist absolut dhe në fund u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes (MVP). Pas ndeshjes, ai u shpreh për mikrofonat e Prime Video:

“Bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Pas tre humbjeve, u pa fytyra e vërtetë e Interit. Luajtëm me zemër dhe jam shumë krenar. Tani fokusi është te Verona dhe pastaj te ndeshja e kthimit në San Siro kundër Barcelonës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht barazimit, Dumfries mbetet optimist për kualifikimin në finale: “Unë dua të fitoj, por kemi bërë një ndeshje të mirë dhe gjithçka mbetet e hapur. Jam i lumtur që jam rikthyer pas një dëmtimi të vështirë. Tani shikojmë përpara, gjithmonë Forza Inter! Gjithçka është e mundur, jemi të fortë dhe duhet ta tregojmë këtë në çdo ndeshje. Si mund ta mposhtësh Barcelonën? Është një sekret …”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
Dumfries hyn në histori me dopietë: Kjo është fytyra e vërtetë e Interit!

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?