Duro nënshkruan kontratën 2 vjeçare me Shkëndijen e Tetovës

Tashmë është zyrtare, Shpëtim Duro rikthehet në stolin e Shkëndijës të Tetovës një vit pas largimit të tij nga kuqezinjtë. Klubi i Shkëndijës me një komunikatë në faqen e tij zyrtarizoi ish trajnerin e Partizanit si timonierin e ri të skuadrës. Shpëtim Duro arriti akordin me drejtuesit e klubit tetovar duke firmosur një kontratë që do ta lidhë me Shkëndijën për 2 sezonet e ardhshme. Ashtu si në aventurën e tij të mëparshme asistent i parë i teknikut kryeqytetas  do të jetë Jeton Beqiri, i cili në muajit e fundit e kishte drejtuar i vetëm skuadrën.

Drejtuesit e Shkëndijës dhe sidomos presidenti Lazim Destani kanë këmbëngulur për të rikthyer në stolin e kuqezinjëve Shpëtim Duron, që konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm që ka drejtuar skuadrën tetovare gjatë këtyre viteve të fundit. Në aventurën e tij të parë 55-vjecari shqiptar edhe pse e drejtoi Shkëndijën vetëm për disa muaj arriti ta kualifikonte ekipin në Europa League edhe pse e gjeti atë duke luftuar për mbijetesën. Ndërkohë drejtuesit e klubit tetovar kanë vlerësuar te Duro edhe punën që ky i fundit ka bërë me Partizanin gjatë këtij sezoni duke i kualifikuar të kuqtë në Europë pas 7 viteve mungesë.

Nëse 1 sezon më parë trajneri kryeqytetas e la ekpin përpara ndeshjeve europiane, këtë vit Duro rikthehet për të nisur misionin e lënë përgjysmë pasi do ta nisë aventurën e tij të dytë me Shkëndijën pikërisht me turin e parë eliminator të Europa League. Duro, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjecare me Shkëndijën do t’i bashkohet skuadrës të Hënën në Slloveni ku kuqezinjtë tetovarë do të zhvillojnë fazën përgatitore në prag të përfaqësimit në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?