Dwamena humbi jetën në fushë, babai i tij thyen heshtjen dhe ka një apel
Babai i futbollistit të ndjerë ganez, Raphael Dwamena, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të të birit duke apeluar për mbështetje financiare për dërgimin e trupit e tij nga Shqipëria në Gana.
“Ne kemi qarë shumë kur dëgjuam lajmin, por kemi besim te Zoti se do të na japë forcë,” tha Patrick Amoako Sefa, në një intervistë për Peace FM.
Ai i bëri thirrje Shoqatës së Futbollit të Ganës dhe qeverisë për mbështetje financiare për dërgimin e trupit drejt atdheut të futbollistit.
“Kemi folur me bashkëshorten e tij dhe na tregoi se atje (Shqipëri) po merrnin masa për të siguruar një fluturim për ta sjellë trupin në Ganë. Por ne kemi nevojë për ndihmë për ta sjellë trupin në Ganë. Ne po i bëjmë thirrje Federatës së Futbollit të Ganës dhe të gjithë personave që të na ndihmojnë”, deklaroi Patrick.
Raphael Dwamena, i cili kishte probleme me zemrën edhe më parë, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë teksa po transportohej në spital me një ambulancë.
KOHA JONË SONDAZH

