Dy goditje cilësore në merkato, Dinamo do me çdo kusht Superioren

Drejtuesit e Dinamon kanë si objektiv rikthimin në Superiore dhe sot kanë kryer dy përforcime cilësore në merkato. “Nëndetësja”, që noton prej vitesh në Kategorinë e Parë, ka prezantuar Edvan Bakajn dhe Enock Djidjiwa si lojtarët më të rinj.

https://www.facebook.com/fkdinamo.tirana/posts/10164317130305416

I pari është një emër i njohur i portës. 32-vjeçari ishte pjesë e Tiranës sezonin e kaluar, teksa ka një eksperiencë të madhe. Bakaj nuk do të lëvizë nga kryeqyteti, pasi ka vendosur të rikthehet në klubin ku luajti në vitin 2011.

https://www.facebook.com/fkdinamo.tirana/posts/10164316879055416

Prurja tjetër është një sulmues. Afrikani Djidjiwa, garoi me Erzenin sezonin e fundit. 24-vjeçari ka firmosur kontratën e re për sezonin e ardhshëm dhe do të tentojë të ndihmojë 18-herë kampionët e Shqipërisë me golat e tij.

https://www.facebook.com/fkdinamo.tirana/posts/10164317588355416

Ndërkohë, ditën e sotme skuadra U21 e Dinamos ka zhvilluar një takim miqësore me bashkëmoshatarët e Tiranës. Derbi i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë gol dhe u mbyll ashtu siç nisi. /abcnews.al

SHKARKO APP