Dy javë pas lindjes së saj, Lorik Cana poston foton e adhurueshme me të bijën

Futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana na ka prezantuar për herë të parë me vajzën e tij Enkeleidën, e cila erdhi në jetë vetëm dy javë më parë.

Cana ka postuar në Instagram një foto me të bijën në krah, edhe pse nuk ka preferuar që të publikojë portretin e saj.

‘’ENKELEIDA sot mbush 2 javë dhe vendosëm ta prezentojmë!!!”, shkruan Cana në foton që ka marrë dhjetra komente dhe pëlqime.

Cana dhe bashkëshortja e tij Monika janë po ashtu prindër të Boikenit, ndërsa për të dy fëmijët kanë preferuar që të zgjedhin emra shqiptarë.

Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

SHKARKO APP