Dy klube të njohura në Seria A kërkojnë Armando Brojën
E ardhmja e Armando Broja duket larg Burnley. Rënia nga Premier League dhe largimi i trajnerit Scott Parker kanë ndryshuar planet e klubit, duke hapur derën për largimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare gjatë merkatos së verës.
Sipas Tuttosport, interesi për Brojën është konkret në Serie A. Dy klube italiane, Parma dhe Udinese, e kanë vendosur emrin e tij në krye të listës së dëshirave dhe po shqyrtojnë mundësinë e një transferimi në formë huazimi.
Nga ana e tij, lojtari është i hapur për një eksperiencë të re në futbollin italian, një kampionat ku nuk ka luajtur më parë. I transferuar vetëm verën e kaluar nga Chelsea për 23 milionë euro, Broja është i lidhur me Burnley deri në vitin 2030 dhe përfiton rreth 2.5 milionë euro në sezon.
Megjithatë, kontrata e tij përmban një klauzolë të rëndësishme: pas rënies nga kategoria, sulmuesi mund të largohet më lehtë, qoftë në huazim te një klub tjetër apo edhe përfundimisht për një shumë më të ulët se ajo e investuar fillimisht.
Interesi për Brojën nuk kufizohet vetëm në Itali. Disa ditë më parë, media spanjolle Fichajes raportoi se përfaqësuesit e tij e kanë propozuar lojtarin edhe te Barcelona, duke shtuar kështu alternativat për të ardhmen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

