Dy ndeshje, dy humbje/ Besëlidhja i jep fund bashkëpunimit me Plorin

Besëlidhja ka vendosur të bëjë ndryshimin e parë në stol në Kategorinë e Parë. Elvis Plori nuk do të jetë më trajneri i skuadrës lezhjane, pas një starti negativ të kampionatit.

Tekniku i cili sezonin e kaluar udhëhoqi Besëlidhjen drejt titullit kampion në Kategorinë e Dytë, është larguar pas dy humbjeve radhazi në dy javët e para. Lezhjanët u mposhtën fillimisht në transfertë nga Kukësi, ndërsa në sfidën e dytë pësuan humbje në shtëpi përballë Korabit.

Rezultatet kanë bërë që drejtuesit të reagojnë menjëherë, pavarësisht investimeve të kryera gjatë merkatos së verës. Objektivi i Besëlidhjes është i qartë: rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte, palët kanë vlerësuar se ndarja ishte zgjidhja më e mirë për momentin. Plori bëhet kështu trajneri i parë që largohet nga një skuadër e Kategorisë së Parë këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij. Emri i trajnerit të ri pritet të bëhet publik në orët e ardhshme, ndërsa ai do të ketë detyrën për të rikthyer Besëlidhjen në rrugën e rezultateve pozitive dhe për ta mbajtur gjallë objektivin e Superioren.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?