Dy ndeshjet e para të Europa League/ Bajrami shënon në fitoren e Rangers, triumfon dhe Fenerbahce

Dy ndeshjet e para të Europa League nuk prodhuan surpriza. Rangers fitoi në transfertë ndaj Malmo-s, me rezultatin 0-2. Vendimtar në këtë takim ishte Nedim Bajrami, i cili realizoi golin e parë. Fantazisti shqiptar, shënoi pas veç 55 sekondave lojë, duke përfituar nga një top i kthyer nga shtylla. Në takimin tjetër, Fenerbahce triumfoi në shtëpi me rezultatin 2-1 ndaj Royal Union. Skuadra e drejtuar nga Mourinho, hodhi pas krahëve humbjen në derbi ndaj Galatasaray-t dhe u rikthye te suksesi.

SHKARKO APP