Dy të rinj bëjnë për spital futbollistin e Skënderbeut në Korçë

Një episod i rëndë dhune ka tronditur futbollin shqiptar ditën e djeshme. Sulmuesi egjiptian i Skënderbeut, Saleh Salem, është dhunuar brutalisht në qytetin e Korçës nga dy persona 23-vjeçarë, të cilët janë arrestuar nga policia.

Sipas burimeve zyrtare, futbollisti është goditur disa herë në kokë, duke pësuar plagë serioze, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Motivet e këtij sulmi mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Përveç dy të arrestuarve, tre persona të tjerë janë proceduar penalisht për ndihmën e dhënë agresorëve gjatë incidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin sportiv të Korçës dhe tek tifozët e Skënderbeut, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të publikojë së shpejti një komunikatë zyrtare mbi rastin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?