Dyfishohet vlera e talentit Luis Hasa, më parë ka qenë pjesë e Juventusit

Barazimi 2-2 ndaj Pescara-s ka shënuar rezultatin e katërt pozitiv radhazi për Carrarese-n, që po konfirmon javë pas jave formën e mirë dhe stabilitetin e krijuar në këtë periudhë.

Por një ndër emrat më të përmendur të këtij momenti është padyshim Luis Hasa, talenti shqiptar i lindur në vitin 2004, i cili po kalon një fazë të artë. Mesfushori realizoi gol të dytë radhazi, pas atij të shënuar në fitoren 3-0 ndaj Juve Stabia-s, duke konfirmuar rritjen e tij të vazhdueshme dhe integrimin e plotë në sistemin e skuadrës.

Një vit më parë, situata e Hasës ishte krejt ndryshe. Me fanellën e Lecce-s, ai kishte luajtur vetëm 10 minuta në Kupën e Italisë kundër Sassuolo-s, pa gjetur më hapësira gjatë sezonit. Sot, në Carrara, duket se ka gjetur ambientin ideal për t’u rilindur, larg presioneve, me besimin e stafit dhe të shokëve të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë këtij momenti, Hasa po shfaq më në fund potencialin që dikur kishte bindur Juventus-in dhe më pas Napoli-n të besonin tek ai. Me Carrarese-n në rritje dhe me Hasën protagonist, duket se rruga e “rilindjes” së tij është vetëm në fillimet e saj  dhe shumë premtuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?