Dygolësh me emocion i Dakut në Rusi dhe mesazhi për “bacën” me plis

Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan, Mirlind Daku po shkëlqen në elitën e futbollit të Rusisë, duke shënuar një dygolësh në barazimin 2-2 ndaj Orenburgut.

Në këtë ndeshje të zhvilluar të shtunën, Daku ka arritur të realizojë golin e parë në minutën e 16-të, dhe të dytin në minutën e 34-të, duke u shfaqur si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. E veçantë ishte dedikimi i parë të golit, të cilin Daku ia kushtoi gjyshit të tij që ndërroi jetë disa ditë para ndeshjes.

Daku ka edhe dy ndeshje të rëndësishme me Kombëtaren e Shqipërisë. Ai do të jetë një nga lojtarët kyç për trajnerin Sylvinho në përballjet e ardhshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ku Shqipëria ka nevojë për rezultate pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?