Dyshime për trukim në Dinamo-Vora/ Koeficientët favorizojnë skuadrën që lufton për mbijetesë

Ndeshja e orës 16:00 mes Dinamos dhe Vorës është përfshirë nga polemika të forta, për shkak të luhatjeve të pazakonta në tregun e basteve.

Edhe pse Dinamo renditet në vendin e katërt me 48 pikë dhe është në garë për zonën europiane, ndërsa Vora mban vendin e tetë me 38 pikë dhe lufton për mbijetesë, janë këta të fundit që konsiderohen favoritë nga kompanitë e basteve, me një koeficient rreth 1.78.

Ky fakt ka ngritur pikëpyetje të shumta dhe ka shtuar hijet e dyshimit mbi integritetin e takimit. Diferenca në renditje dhe objektiva e bën edhe më të çuditshëm këtë parashikim, duke qenë se në letër Dinamo shihej si skuadra më e fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sfida pritet të zhvillohet në Air Albania, mbetet për t’u parë nëse gjithçka do të vendoset në fushë apo nëse dyshimet do të marrin më shumë peshë pas përfundimit të takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?