Dzeko përshëndetet me shokët e ekipit, gati aventura e re me Juventusin

Edin Dzeko sot ka kaluar ditën e fundit në Trigoria. Sulmuesi boshnjak, këtë mëngjes shkoi në qendrën stërvitore të Romës me makinën Bentley për t’u përshëndetur për herë të fundit me shokët e skuadrës.

Bomberi i njohur pritet të marrë miratimin final nga klubi për të udhëtuar për në Torino, ku dhe do të kryejë vizitat mjekësore me Juventusin. Drita jeshile do të vijë menjëherë pasi Roma të marrë miratimin nga Zvicra për Milik, teksa sulmuesi polak ka kryer atje sot vizitat mjekësore.

Dzeko ndërkohë do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon te Juventusi, po aq sa te Roma, ndërkohë që verdhekuqtë do të përfitojnë 15 milionë euro. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP