Dzeko realizon ëndrrën e një infermieri që mbante emrin e tij duke luftuar Covid-19
Edin Dzeko realizon ëndrrën e një infermieri dhe të djalit të tij. Sulmuesi i Romës dy ditë më parë lexoi historinë e Giuseppe, një infermier në Potenza në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.
Për të bërë të lumtur djalin e tij, Alfredo, 5 vjeç, e për ta bërë më pak të rëndë për të gjithë këtë situatë, infermieri kishte shkruar mbi veshjen e tij “Dzeko 9”, një mënyrë për të patur akoma edhe më shumë forcë e kurajo në këto ditë të vështira.
Foto është parë nga Dzeko e nga familja e tij që, sapo lexuan historinë, kanë dashur të bëjnë pjesën e tyre. Ai i ka dërguar të atit e djalit të tij një fanellë blu me numrin 9 të sulmuesit, shoqëruar me një dedikim.
Një gjest i vogël me vlerë të madhe për një familje që në këtë moment është e ndarë, por që i bashkon dashuria për Romën e për gjigantin boshnjak që mbërriti në Itali 5 vjet më parë dhe është kthyer në një nga idhujt e tifozerisë.