E ardhmja e De Biazit, Duka: Nuk do ta shesim shtëpinë…por

 

Kontrata e trajnerit të kombëtares sonë Gianni De Biazit mbetet një temë që priten të marrë zgjidhje midis tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. I pyetur nga gazetarja Enkelejda Zeko në emisionin “Fair Play”, Presidenti i Federatës Armando Duka ka dhënë një përgjigje interesante për sa i përket pagës së ardhshme të De Biasit.

“De Biazi është nën kontratë deri në 2017­ën. Ka një vullnet nga FSHF që të vijojë më tej. Ka një rikonfirmim nga trajneri që do ta zbatojë këtë kontratë. Jo vetëm në sport, por kudo, në momentin kur shihet që ka performancë të mirë rishikohen kushtet më të mira. Ne ia kemi ofruar dhe do t’ia ofrojmë gjithmonë për ta pasur si drejtues.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Askush nuk i di fikse shifrat e kontratës, janë të gjitha abuzime. Federata si Shqipëria e bëjnë pagesën me sakrificë. Buxheti është sa 1/100 e Federatës Franceze apo edhe më shumë. Sigurisht që do sakrifikojmë edhe më shumë për De Biazin, por nuk është çështje financiare. Do t’i ofrojmë kushtet financiare, por nuk do ta shesim shtëpinë… Atë do ta mbajmë!” deklaroi Duka në fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht Gianni de Biazi po punon që Shqipëria të ketë një përfaqësim sa më dinjitoz në finalet e Euro 2016, kur edhe arriti të kualifikohej për herë të parë.    

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?