E arta Luiza Gega, kandidate për atleten e muajit nga Federata Europiane e Atletikës
E arta Luiza Gega, e cila është edhe kampione e Europës në atletikë, është kandidate për atleten e muajit Tetor.
Kampionia e kontinentit në 3 mijë metra me pengesa është një nga 4 sportistet e propozuara nga Federata Europiane e Atletikës.
Gega këtë vit përveç titullit Europian, fitoi atë Ballkanik dhe medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare pa harruar vendin e pestë në Botëror.
Luiza Gega është zgjedhur në të kaluarën si atletja e muajit për Janarin e 2020.
View this post on Instagram