E BUJSHME/ Anglia mendon t’i besojë pankinën Pep Guardiolës
Gareth Southgate u largua nga drejtimi i Anglisë pasi dështoi që të fitonte sërish Europianin.
Sipas “The Indipendent” Federata e Futbollit është gati të mos emërojë pasuesin e tij. Së fundmi po qarkullon në mënyrë të bujshme emri i Pep Guardiolës, i cili ka kaluar disa sezone shumë të mira te City në Anglli, duk fituar 15 trofe.
Federata e Futbollit ka lënë të kuptohet se për këto 12 muaj mund të punësojë në rolin e komisarit teknik një trajner të përkohshëm, për të pritur përfundimin e kontratës së Guardiolës në verën e ardhshme.
Një lëvizje që duket e zgjuar, pasi Anglia është një kombëtare që ka pasur gjithmonë yje, por që nuk ka arritur që të marrë trofe.
KOHA JONË SONDAZH

