E BUJSHME/ Arsenali shumë pranë Philippe Coutinho-s

Skuadra e Premier League nga momenti në moment mund të rezervojnë ndonjë goditje bombastike. E tillë duket edhe lëvizja e fundit e skuadrës së Arsenalit. “Topçinjtë” sipas gazetës “L’Equipe” janë pranë akordit me futbollistin e Barcelonës, Philippe Coutinho.

 

Skuadra londineze po punon për rikthimin e brazilianit në Premier League, në formë huazimi. Coutinho është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2023, por mund të kalojë te Arsenali duke i paguar një shumë të konsiderueshme Barcelonës.

Blaugranët ndërkohë duket se po punojnë për rikthimin e Neymar, por nuk duan të humbasin përfundimisht brazilianin. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP