E BUJSHME/ Atletico Madrid piketon Mario Mitaj si blerjen ideale në krahun e majtë

Atletico Madrid ka nisur të lëvizë për merkaton e ardhshme të transferimeve dhe një nga prioritetet kryesore mbetet përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes. Diego Simeone kërkon më shumë konkurrencë në këtë repart, të vetëdijshëm se është një pozicion kyç në skemën e tij taktike. Carlos Romero duket një objektiv i vështirë, ndërkohë që së fundmi në listën e dëshirave ka përfunduar edhe Mario Mitaj.

Mbrojtësi i majtë 22-vjeçar, i lindur në Greqi por titullar i padiskutueshëm me Kombëtaren e Shqipërisë, është aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite. Atje, Mitaj është konsideruar si një investim për të ardhmen dhe ka vijuar rritjen e tij në një kampionat ndryshe nga ai evropian, por me nivel të lartë konkurrence.

Mitaj shquhet për forcën fizike, aftësinë për të avancuar me topin dhe sigurinë në fazën mbrojtëse. Pavarësisht moshës së re, ai ka tashmë eksperiencë ndërkombëtare dhe profili i tij përputhet me strategjinë e Atleticos për të rinovuar skuadrën pa sakrifikuar rendimentin e menjëhershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesi për Mitajn nuk kufizohet vetëm te Atlético Madrid. Nga Anglia, disa klube të Premier League kanë ndjekur nga afër situatën e tij dhe kanë kryer kontaktet e para. Fuqia financiare e tregut anglez mund ta bëjë operacionin më të ndërlikuar, nëse interesimi konkretizohet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, klubi “colchonero” beson fort në forcën e projektit sportiv. Mundësia për të luajtur në LaLiga dhe në Champions League, nën drejtimin e Diego Simeones, përbën një argument shumë të fortë për një lojtar të ri që synon të afirmohet në elitën e futbollit evropian. Për më tepër, një çmim i mundshëm prej rreth 10 milionë eurosh e bën Mitajn një mundësi strategjike që Atlético Madrid vështirë se do ta injorojë.

Burimi i lajmit: https://www.fichajes.net/noticias/atletico-madrid-cerca-cerrar-fichaje-lateral-izquierdo-20260112.html

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?