E BUJSHME/ Barcelona kërkon sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani
Barcelona ka filluar të ndjekë me vëmendje sulmuesin shqiptar të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, raporton gazetari i njohur gjerman Florian Plettenberg nga “Sky Germany”.
Sipas burimeve, 23-vjeçari është futur në listën e skautëve blaugrana si një nga opsionet për repartin ofensiv, pasi klubi katalanas kërkon pasuesin e Robert Leëandoëskit, i cili pritet të largohet në fund të këtij sezoni.
Asllani, që po kalon një periudhë të mirë formë në Bundesligë, ka një klauzolë lirimi të vlefshme për verën e ardhshme detaj që Barcelona e njeh mirë. Vetë lojtari ka shprehur hapur dëshirën për t’u bashkuar me klubin katalanas, duke deklaruar për “Sports Bild”: “Gjithmonë kam dashur të luaj te Barcelona.”
Në “Camp Nou” po shqyrtohet nëse do të investohet në një sulmues të formuar dhe me eksperiencë, apo në një talent të ri me potencial për t’u rritur.
Përveç Asllanit, një tjetër emër në listën e Barcelonës është Dušan Vlahović i Juventusit. Megjithatë, paga e tij e lartë, rreth 12 milionë euro në sezon, shihet si pengesa kryesore për realizimin e një transferimi të tillë.
Për momentin, skautët katalanas do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër Asllanin, i cili shihet si një profil interesant dhe i përshtatshëm për të ardhmen e Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

