E BUJSHME/ Barcelona në gjendje të vështirë, rrezikon falimentimin
Barcelona mund të shkojë drejt falimentit, nëse nuk arrin të reduktojë pagat në shumën e 190 milionë eurove brenda një jave. Negociatat për këtë ulje filluan dje, me një takim midis avokatëve të klubit dhe atyre të futbollistëve. Do të jetë një luftë me kohën, sepse para 5 nëntorit të ardhshëm duhet të bihet dakord për reduktimin e pagave në masën 30%.
Sipas RAC1 nëse nuk arrihet marrëveshja, klubi mund të hyjë në procesin e falimentimit në janar. Situata e Messit është një nga më shqetësueset. Nëse ai vendos të mos rinovojë, klubi do të duhet t’i paguajë një bonus në fund të kontratës.
Carles Tusquets, presidenti administrues i klubit, pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu dhe bordit të tij, theksoi në paraqitjen e parë, të enjten, se sa e vështirë është situata: “Shqetësimi ynë kryesor është ai financiar. Pandemia, veçanërisht po prek Barcelonën. Klubi varet nga turizmi dhe tani nuk ka aktivitet të tillë. Situata nuk është e rehatshme, ne duhet të mbledhim idetë e takimit të mëparshëm për të korrigjuar sëmundjet që na prekin”.