E BUJSHME/ Borussia Dortmund interesohet për Armando Brojën

Armando Broja në sezonin e ardhshëm mund të bëhet pjesë e Borussia Dortmund. Lajmi bëhet i ditur nga tablodi britanik “The Sun”, që këmbëngul se finalistët e Champions League janë në bisedime të avancuara me Chelsean për blerjen e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Sipas “The Sun”, Broja do të jetë lojtari i parë i bluve që do të shitet në verë, pasi bisedimet mes klubeve janë në fazë goxha të avancuar. Ndryshimi i ambientit mund t’i bëjë mirë sulmuesit shqiptar dhe Borussia e Dortmundit është një ndër ato skuadra që mund të jenë vendi i duhur për t’u ringritur në nivelet më të lartë duke shfaqur të gjithë potencialin e tij.

Skuadër që ka fituar simpatinë e gjysmës së Europës, dhe së fundmi pasi eleminoi milionerët e PSG nga Championsi, Dortmundi mund t’i ofrojë Brojës vitrinën e duhur për të shkëlqyer jo vetëm në Bundesliga por edhe në kompeticionin kontinental ku verdhezinjtë janë protagonistë të përhershëm.

SHKARKO APP