E BUJSHME/ FIFA tjetër vendim befasues, arbitra të gjithë argjentinas për sfidën Francë-Marok

FIFA ka zyrtarizuar emërimin e një trupe arbitrash tërësisht argjentinase për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Marokut. Takimi do të drejtohet nga arbitri kryesor Facundo Tello, i cili do të ketë në krah bashkëkombësit e tij në ekipin e arbitrimit.

44-vjeçari Facundo Tello është një nga arbitrat më me përvojë të Amerikës së Jugut, me mbi 430 ndeshje zyrtare të drejtuara gjatë karrierës së tij. Përballja mes Francës dhe Marokut do të jetë ndeshja e tij e gjashtë në një fazë finale të Kupës së Botës.

Tello nuk është i panjohur për Marokun. Në Botërorin e Katarit 2022 ai drejtoi çerekfinalen mes Marokut dhe Portugalisë, ku ndëshkoi me karton të kuq sulmuesin maroken Ëalid Cheddira. Pavarësisht debatit që ka shoqëruar emërimin e një trupe arbitrash argjentinas për këtë sfidë, në kampin francez nuk ka shqetësim. Portieri Ruben Reiser deklaroi se diskutimet rreth kombësisë së arbitrave janë më shumë një çështje mediatike sesa një problem për skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Detyra juaj si gazetarë është të krijoni debat, por nëse këta arbitra janë zgjedhur për këtë ndeshje, do të thotë se janë në nivelin e kërkuar për këtë kompeticion. Ne duhet të përqendrohemi vetëm te ajo që mund të kontrollojmë në fushë për të siguruar kualifikimin,” u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe mbrojtësi Dayot Upamecano theksoi se skuadra është e fokusuar vetëm te ndeshja. “Ne duam ta fitojmë këtë takim dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi,” deklaroi mbrojtësi francez.

Në të njëjtën linjë ishte edhe sulmuesi Jean-Philippe Mateta, i cili minimizoi ndikimin e këtij vendimi në përgatitjet e Francës. “Ky vendim nuk ndryshon asgjë për ne. Objektivi ynë mbetet i njëjtë: të fitojmë dhe të sigurojmë kualifikimin në gjysmëfinale,” tha Mateta.

Franca dhe Maroku do të përballen për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, ndërsa vëmendja do të jetë e përqendruar jo vetëm te sfida në fushë, por edhe te vendimet e ekipit të arbitrave të drejtuar nga Facundo Tello.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?