E BUJSHME/ Flick po përgatit lamtumirën nga Bayerni në fund të sezonit

Hansi Flick mund të jetë duke kaluar muajt e fundit te Bayern Munich. Edhe pse ka një kontratë deri në vitin 2023, sipas gazetës gjermane prestigjioze Bild, tekniku që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar mund të largohet në fund të këtij sezoni.

Ndër motivet që mund të sjellin largimin e parakohshëm të Flick janë disa mosmarrëveshje brenda dhomave të zhveshjes ndërkohë që edhe lamtumira e shefit ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge mund ta shtynë trajnerin të japë dorëheqjen.

Sipas Bild e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?