E BUJSHME/ Juventus kërkon një drejtor shqiptar, nisin kontaktet me Igli Taren
Juventus e ka nisur në mënyrë zhgënjyese sezonin aktual. Humbja ndaj Monzës solli në dritë kufijtë e një skuadre të ndërtuar për të fituar, por pa identitet. Dhe është për këtë arsye që drejtuesit e bardhezinjve po mendojnë ndryshime dhe në nivelin e stafit të menaxhimit.
Nuk është vetëm Allegri në dyshim, por edhe të besuarit e Andrea Agnellit. Klubi torinez kërkon të ndërtojë një direktivë të rë sportive, teksa sipas gazetës Il Giornale, emri më i përfolur është ai i Petrachi-t.
Gjithsesi nuk shtë i vetmi kandidat. Ndër emrat e përfolur është edhe Igli Tare. Lajmin e ka bërë të ditur Damiano Er Faina në profilin e tij në Tëitter. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë që drejtori shqiptar të transferohet te Juventusi duke parë karakterin e Lotitos, i cili nuk e lëshon lehtë. /R.Lika-Koha Jonë/