E BUJSHME/ Juventusi futet në garë për Hysajn, sfidon Tottenham-in dhe Romën

E ardhmja e Elseid Hysajt është kthyer në një telenovelë të vërtet gjatë kësaj vere. Mediat italiane shkruajnë se fundmi se në garë për futbollistin shkodran nuk është vetëm Roma, por edhe Juventusit.

 

Një lamtumirë e mundshme e Joao Cancelos drejt Manchester City-it, mund të bëjë që Fabio Paratici të nisë kërkimin për një tjetër mbrojtës krahu. Në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët për një shkëmbim me Danilon për shkak të rrogës së tij të lartë prej 5 milionë eurosh, alternativa është futbollisti i kombëtares sonë.

Maurizio Sarri ka një konsideratë të veçantë për Hysajn, teksa ka punuar më parë me të te Empoli dhe Napoli, duke e pasur titullar të padiskutueshëm në krahun e djathtë. Gazeta “Il Matino” raporton se tashmë për Hysajn është një garë treshe mes Romës, Tottenham dhe Juventusit, por ende larg një zgjidhje të mundshme. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP