E BUJSHME/ Marash Kumbulla ka një akord me klubin e madh italian

Në situatën e vështirë që po kalon Italia, klubet e mëdha kanë kohë që të mendojnë edhe për merkaton. Gazeta “L’Arena” raporton se skuadra e Interit ka arritur një marrëveshje me Marash Kumbullën.

Klubi zikaltër do të paguaj te Verona 20 milionë euro por dhe dy futbollistë: Eddie Salcedo dhe Federico Dimarco, të cilët aktualisht janë në formë huazimi në këtë skuadër.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë është një nga futbollistët me më shumë prespektivë në futbollin italian dhe ka qenë në orbitën e shumë skuadrave të mëdha si Juventus, Lazio, United, Chelsea. Ai nuk do të jetë lëvizja e vetëm nga Verona, teksa Interi synon që të marrë edhe mbrojtësin tjetër Davide Faraoni. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP