E BUJSHME/ Milani hidhet në sulm për Milot Rashicën, bën gati ofertën

Milani pritet të bëjë një mini-revolucion në merkato nën drejtimin e trajnerit Ralf Ragnick. Sipas “Gazzetta dello Sport”, përveç Shick, kuqezinjtë po ndjekin edhe Milot Rashicën për sulmin, i cili ka lindur më 1996 në Kosovë dhe është nën kontratë me Werder Bremen.

Për ta marrë atë nevojiten 20 milionë euro, aq sa është klauzola e lirimit të tij nga klubi gjerman. 24-vjeçari ka bërë një sezon fantastik te Werder Bremen, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha europiane.

Napoli prej kohësh e ka cilësuar si zëvendësuesin ideal të Callejon por kuqezinjtë duket se janë në avantazh për shkak të Ragnick. Këtë sezon Rashica ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste në 28 ndeshje, teksa duket se janë mëse të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Milanit aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?