E bujshme nga Spanja/ Flick kandidati numër një për stolin e Barcelonës

Hansi Flick është kandidati numër një për të qenë trajner i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Presidenti i klubit të katalanas, Joan Laporta, i ka telefonuar trajnerit gjerman, kampion aktual i Bundesligës me Bayernin vitin e kaluar, në mënyrë që ai të mos pranojë ofertën e ekipit gjerman dhe të vlerësojë ofertën e klubit Blaugrana.

Emërimi i mundshëm i Flick mund të vërë në diskutim vazhdimësinë e peshave të rënda te Barça (Piqué, Busquets, Alba, Sergi Roberto) dhe do të duhej të rivlerësohet pozicioni i Messit. Laporta e ka cilësuar fundin e një cikli, ndaj dhe gjatë kësaj vere pritet të ketë ndryshime të shumta te futbollistët, por edhe në stafin drejtues. /Koha Jone/

SHKARKO APP