Real Madrid është duke përgatitur një sulm në merkato për të rrëmbyer futbollistin më në formë në Europë, Robert Lewandowski. Bomberi polak me dopietën e realizuar në Greqi, arriti në kuotën e 18 golave sezonal në vetëm 13 ndeshje, duke detyruar skuadrën spanjolle që të hidhet në sulm për ta rrëmbyer që në janar.
Sipas “Ok Diario”, për 31-vjeçarin, Bayerni kërkon jo më pak se 75 milionë euro, një shifër të cilën skuadra madrilene është e gatshme për ta afruar menjëherë duke parë rendimentin e tij. Kontrata e polakut skadon në vitin 2023 dhe do të jetë e vështirë që të lëvizë në mes të sezonit.
Reali në janar pritet që të arkojë një shumë të rëndësishme nga largimi i Iscos, Brahim Diaz dhe Mariano Diaz, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Zidane. /R.Lika-Koha Jone/
