E BUJSHME/ Sergio Ramos arrin marrëveshjen me PSG!

Sergio Ramos nga sot nuk është më një futbollist i Real Madridit, ndaj dhe është i lirë që të zgjedhë destinacionin e ardhshëm. Kapiteni i “Los Blancos” duket se ka vendosur për të nisur një aventurë të re në Paris, te PSG.

Fillimisht ai ishte pranë rinovimit të kontratës me madrilenët, por tejkalimi i afatit të vendosur nga klubi ka bërë që gjithçka të dështojë. “RMC Sport” tashmë thekson se Ramos do të firmos një kontratë 2-vjeçare me PSG.

Rene Ramos, vëllai dhe agjenti i tij, ishin sot në mëngjes në Paris për të mbyllur marrëveshjen. Tashmë mbetet vetëm kalimi i vizitave mjekësore dhe më pas do të vijë edhe firma për t’u bërë futbollisti i PSG në sezonin e ardhshëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?