E bujshme! Shqipëria me Francën e Zvicrën në Euro 2016, edhe Rumania
Kombëtarja Shqiptare do të luajë ndaj Francës dhe po të mos binte Rumania në të njëjtin grup, do të luante edhe ndeshjen e parë, Euro 2016. Shorti që po hidhet në Paris ka përcakuar fillimisht ekipin organizator, nga vazo e parë përballë ekipit tonë, që ndodhej në vazon e fundit.
Por edhe Zvicra do të jetë në një grup me kuqezinjtë.
Në Grupin A, Rumania është ekipi tjetër në grup.
Kuqezinjtë kishin shprehur dëshirën që të luanin ndaj Francës, në ndeshjen hapëse.
Por më 10 qershor, ndeshja e parë e Europianit, pas ceremonisë zyrtare, Do të jetë Francë-Rumani.
Para se të binte në grup Rumania, ishte si ndeshje hapëse Francë-Shqipëri.
Gjatë eliminatoreve, Franca ishte në njjë grup me Shqipërinë. Por luajti dy ndeshje miqësore dhe barazoi 1-1 në transfertë, nërsa fitoi 1-0, në "Elbasan Arena". Edhe Rumania është e njohur për kuqezinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

