E BUJSHME/ Tirana kualifikohet pa luajtur në Europa League, një hap larg grupeve!

Tirana ka pasur shumë fat në shortin e sotëm në Nyon sa i përket Europa League, pasi skuadra bardheblu që u eliminua në turin e dytë të Champions ndaj Crvena Zvezda, do të luajë direkt në play-off të Europa League dhe ka kaluar automatikisht pa luajtur turin e tretë.

Nga 10 skuadra që kishin kaluar më tej, dy prej tyre përfitonin kalimin e turit dhe bardheblutë ishin me fat. Kështu, goglat kapën Tiranën dhe Ludogorets që tani kanë shansin të shkojnë në grupet e Europa League me një finale të fundit.

Bardheblutë fitojnë edhe 280 mijë euro pa luajtur aspak dhe sigurojnë, edhe në rast humbje, 300 mijë të tjera në playoff. Pra, praktikisht thuajse 600 mijë euro të sigurta që sot!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?