E bujshme/ Yamal ka një dëmtim të pashërueshëm që i rrezikon karrierën!
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është diagnostikuar me një problem kronik në ijë, një gjendje që, sipas raporteve, mund ta shoqërojë gjatë gjithë karrierës së tij.
Që prej debutimit të tij me ekipin e parë të Barcelonës në gusht të vitit 2023, kur ishte vetëm 15 vjeç, Yamal ka bërë një ngritje të jashtëzakonshme në botën e futbollit.
Në vitin 2024, ai luajti një rol kyç në sukseset e klubit dhe kombëtares së tij, duke ndihmuar Spanjën të fitojë Euro 2024 dhe Barcelonën të sigurojë një trinom trofesh në kompeticionet vendase.
Performancat e tij të jashtëzakonshme i sollën një vend të dytë në renditjen e Topit të Artë 2025, duke u renditur pas yllit të PSG-së, Ousmane Dembélé. Gjithashtu, Yamal u bë lojtari i parë në histori që fiton Trofeun Kopa për herë të dytë.
Megjithatë, pas gjithë këtij suksesi, 18-vjeçari po përballet me një dëmtim të vazhdueshëm në ijë, i cili, sipas mjekëve, është i pashërueshëm dhe mund të ndikojë në formën dhe karrierën e tij në të ardhmen.
KOHA JONË SONDAZH

