E dashura e Cristiano Ronaldos në pritje të fëmijës së dytë?

Cristiano Ronaldo javën e kaluar ishte në qendër të vëmendjes së mediave botërore me paraqitjen e tij. Portugezi ka startuar furishëm në kampionatin e ri të botës duke shënuar tre gola në barazimin kundër Spanjës.

Por, gjatë një shëtitje në shtetin rus, e fejuara e futbollistit ka shkaktuar shumë polemika dhe thashetheme rreth shëndetit.

Në fakt, Georgina Rodriguez u shfaq në një Fashion Show teksa bie në sy barku paksa i rrumbullakosur dhe filluan spekulimet se është sërish shtatzënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë deri më tani nuk ka pasur reagime të bukuroshes rreth këtyre shkrimeve duke lënë të kuptohet se është duke pritur të bëhet nënë për herë të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksojmë se ajo ka sjellë në jetë vajzën Alana Martina vetëm pak kohë më parë dhe mbetet për tu parë nëse ajo është përsëri shtatzënë.

Kujtojmë se Ronaldo është baba i tre fëmijëve, ku tre të parët i ka sjellë në jetë një nënë surrogate.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?