E fundit/ Ndërron jetë trajneri i njohur Mircea Lucescu
Trajneri i njohur rumun Mircea Lucescu është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pas problemeve të rënda kardiake që kishte shfaqur ditët e fundit.
Sipas raportimeve, Lucescu kishte pësuar një komplikacion shëndetësor menjëherë pas ndeshjeve “play-off” të Botërorit, ku drejtonte përfaqësuesen e Romanisë në përballjen ndaj Turqisë. Gjendja e tij u përkeqësua ndjeshëm gjatë festës së Pashkëve, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e mjekëve.
Ai ndërroi jetë në repartin e terapisë intensive në Spitalin Universitar të Bukureshtit, ku po trajtohej prej disa ditësh.
Humbja e Lucescut konsiderohet një goditje e madhe për futbollin europian dhe më gjerë, pasi ai ishte një nga trajnerët më me ndikim të dekadave të fundit, duke lënë pas një karrierë të pasur dhe një trashëgimi të jashtëzakonshme në sport.
KOHA JONË SONDAZH

