E injoroi Shqipëria, Vedat Muriqi në bisedime me kombëtaren turke

 

Një tjetër sulmues shqiptar kërkohet nga Gallatasaraji. Ai ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje. Sulmuesi shqiptar i Giresunspor, Vedat Muriqi, është pjesë e interesave të klubit verdhekuq,por më e çudtishme akoma është interesi që kombëtarja turke ka shfaqur për të.

Por, po aq i çuditshëm nga stafet teknike të Shpresave të Shqipërisë, por edhe të kombëtares së madhe, është heshtja nga vendi i tij për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo harresë e ka detyruar sulmuesin në fjalë që të pranojë kombëtaren U-21 të Turqisë, me premtimin se shumë shpejt do të veshë edhe fanellën e kombëtares së madhe të Turqisë. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, në “Tribuna Channel”,

Swiss Digital Mobile Reklama

Muriqi ka zbuluar bisedën me trajnerin e Turqisë, Fatih Terim, dhe trajnerin e U-21 të këtij shteti, Abdullah Ercan. “Para dy muajsh jam pajisur me pasaportën e Turqisë. Ditë më parë jam kontaktuar nga trajneri i U-21 të Turqisë, Abdullah Ercan, i cili më ka thënë se do të më ftojë për ndeshjen kualifikuese të muajit mars. Kam folur edhe me Fatih Terim. Ai më tha se kishte dërguar tre skautë për të më parë në tri ndeshje dhe kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e mia. Terim më ka rekomanduar të shkoj së pari tek U-21 e Turqisë, me premtimin se shumë shpejt do të më ftojë në Kombëtaren A”, – tha djaloshi nga Prizreni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?