E kërkoi Juventusi, Fiorentina transferon sulmuesin argjentinas të Parmës

Bologna dhe Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e dy sulmuesve, duke i dhënë formë të re reparteve të tyre ofensive.

Roberto Piccoli do të jetë përforcimi i ri i Bologna-s. Sulmuesi do të largohet nga Fiorentina në formën e huazimit, me detyrim blerjeje të vendosur në 18 milionë euro.

Kalimi i Piccolit te Bologna pritet të zhbllokojë edhe një tjetër operacion në merkato, atë të largimit të Dallinga-s drejt Kolnit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, për të zëvendësuar Piccolin, Fiorentina ka zgjedhur Mateo Pellegrinon. Sulmuesi argjentinas do të transferohet në Firence në mënyrë definitive, duke lënë Parmën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për kartonin e Pellegrinos, Parma pritet të arkëtojë rreth 25 milionë euro, shumë që përfshin edhe bonuset e parashikuara në marrëveshje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?