E kërkoi me ngulm Leverkuseni, Fabregas vendos të qëndrojë te Como

Pas javësh spekulimesh mbi të ardhmen e tij, Cesc Fabregas ka vendosur të qëndrojë në krye të Como-s, duke konfirmuar besimin në projektin ambicioz të klubit italian. Lajmi është bërë i ditur nga Sky Sport, që raporton se kontaktet intensive me drejtuesit ditët e fundit kanë qenë vendimtare për vendimin e trajnerit spanjoll.

Pavarësisht interesimit nga klube të mëdha si Roma dhe, mbi të gjitha, Bayer Leverkusen – që do të mbetet pa Xabi Alonson pas kalimit të tij te Real Madrid – Fabregas ka preferuar të vazhdojë rrugëtimin e nisur në Como.

Trajneri ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2028, dhe megjithëse nuk pritet një zgjatje tjetër për momentin, është i mundshëm një përmirësim i kushteve ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fabregas u bashkua me Como-n në vitin 2022 fillimisht si lojtar, duke e mbyllur aty karrierën aktive. Më pas mori drejtimin e ekipit Primavera dhe më pas të skuadrës së parë, me të cilën arriti promovimin historik në Serie A në sezonin 2023/24, pas 21 vitesh mungesë, dhe më pas siguroi mbijetesën me lehtësi në sezonin aktual.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?