E KRYER/ Chelsea rrëmben yllin e Ajaxit për 45 milionë euro

Hakim Ziyech nga sezoni i ardhshëm do ta shohim me fanellën e Chelsea-t. Klubi anglez dhe Ajax kanë arritur marrëveshjen për transferimin e futbollistit maroken në merkaton e kësaj vere.

Kampionët e Holandës do të përfitojnë 45 milionë euro nga kjo lëvizje. Ky do të jetë një tjetër largim i madh, për klubin e njohur që valorizon më së miri futbollistët që ka në dispozicion.

Trajneri Lampard ka filluar që të lëviz që tani në merkato, pas hapjes nga UEFA. Marokeni shihet si një trekuartist që mund të risjellë disa nga magjitë që mungojnë nga largimi i Hazard. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP