E kryer/ Cherki transferohet te Manchester City për 35 milione euro

Manchester City vazhdon fushatën e merkatos me ritme të larta dhe zyrtarizon goditjen e tretë në funksion të Botërorit të Klubeve. Pas afrimeve të Rayan Aït-Nouri nga Wolverhampton dhe Tijjani Reijnders nga Milan, klubi anglez ka mbyllur marrëveshjen me Lyon për mesfushorin ofensiv Rayan Cherki.

Talenti francez, i cili është shquar edhe në ndeshjet e fundit të Nations League me Francën, do të transferohet te City për një shifër prej 35 milionë eurosh plus bonuse.

Sipas raportimeve, Cherki pritet të kryejë vizitat mjekësore në orët e ardhshme dhe më pas t’i bashkohet ekipit të Pep Guardiolës në përgatitje për Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara.

I lindur në vitin 2003, Cherki mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e City më 18 qershor, ora 18:00 (sipas orës italiane), në ndeshjen kundër Wydad Casablanca, që do të zhvillohet në Lincoln Financial Field të Filadelfias.

SHKARKO APP