E KRYER/ Juventus transferon yllin e Southampton, nesër kryen vizitat mjekësore

Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli kishte premtuar se merkato  në hyrje te bardhezinjtë është mbyllur, por dëmtimet e fundit kanë bërë që të ndërhyje në orët e fundit.

Bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Carlos Alcaraz nga skuadra e Southampton në formë huazimi me të drejtë blerje në verë për shifrën e 35 milionë euro.

Një lojtarë që ai e ka kërkuar edhe në kohën kur ishte te Napoli, por që tashmë ka arritur ta finalizojë. Allegri në këtë mënyrë gjen një “xhol” në mesfushë, pasi futbollisti argjentinas mund të mbulojë disa role në mesfushë dhe ka një teknik mjaft të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ai do të kryejë disa vizita mjekësore në Londër, ndërkohë që nesër do të zbarkojë në Torino për të formalizuar gjithçka. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?