E kryer/ Kristjan Asllani largohet nga Interi, transferohet në huazim te Al Jazira

Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi. Mesfushori shqiptar, i lindur në vitin 2002, pritet të vijojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku Al Jazira ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.

Operacioni parashikon një huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin edhe një detyrim blerjeje prej 5 milionë eurosh, i cili do të aktivizohet nëse plotësohen disa kushte të përcaktuara në kontratë.

Asllani është duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes personale me klubin nga Gjiri. Pasi të arrihet dakorësia përfundimtare, mesfushori shqiptar do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

I afruar te Interi si një nga talentet më premtues të mesfushës, Asllani nuk ka arritur të sigurojë një rol të rregullt në formacionin zikaltër. Tashmë, aventura në Al Jazira i jep mundësinë të gjejë më shumë hapësira dhe vazhdimësi në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse kushtet e përcaktuara në marrëveshje plotësohen, klubi nga Emiratet do të jetë i detyruar të paguajë 5 milionë euro për transferimin përfundimtar të futbollistit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?