E KRYER/ Xabi Alonso do të marrë drejtimin e ekipit të njohur në Premier League

Xabi Alonso është pranë rikthimit në pankinë, këtë herë si trajner i ri i Chelsea-t, pas largimit të tij të fundit nga projekti i Real Madrid. Sipas raportimeve të “The Athletic”, tekniku spanjoll ka qenë javën e kaluar në Londër, ku ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin londinez. Bëhet fjalë për një kontratë 4-vjeçare, e cila pritet të firmoset së shpejti, ndërsa njoftimi zyrtar konsiderohet çështje kohe.

Alonso, i cili shkëlqeu në karrierën e tij si trajner me Bayer Leverkusen, raportohet se ka qenë zgjedhja e parë e drejtuesve të Chelsea-t për të udhëhequr projektin e ri sportiv. Klubi i drejtuar nga fondi BlueCo kishte në listë edhe emra të tjerë si Andoni Iraola, Oliver Glasner dhe Marco Silva, por në fund është vendosur për ish-mesfushorin e njohur spanjoll.

Chelsea aktualisht po drejtohet përkohësisht nga trajneri i përkohshëm Calum McFarlane deri në fund të sezonit, pas një periudhe të paqëndrueshme në stol.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë lëvizje, Alonso pritet të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në Europë dhe mund të përballet shumë shpejt me një sfidë të veçantë: rikthimin në “Anfield” përballë Liverpool, skuadër ku ka shkruar historinë si lojtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?