E larguan nga Kukësi, Gvozdenoviç: Tani i përkas një klubi të madh si Tirana
Jam shumë i lumtur që kam firmosur për një klub shumë të madh në Shqipëri. Tirana numëron 24 kampionate dhe unë shpresoj shumë që këtë vit së bashku të bëjmë 25.” I tillë ka qenë reagimi i nervin Ivan Gvozdenoviç, i cili është lar4guar nga Kukësi për t’u rikthyer si ndihmës-trajner i Shkëlqim Muçës te Tirana.
“Falënderoj tifozët që më kanë përkrahur si lojtar i Tiranës si dhe tani në rolin e trajnerit. Unë shpresoj shumë që së bashku mund të marrim rezultate të mira”
Gvozdenoviç erdhi në Shqipëri në vitin 2010 dhe skuadra e parë me të cilën u aktivizua ishte pikërisht Tirana. Si futbollist bardheblu, ai zhvilloi 29 ndeshje, duke shënuar edhe një gol me bardheblutë.
Gjatë sezonit të ardhshëm ai do të jetë numri dy i stolit bardheblu.
KOHA JONË SONDAZH

